Vendosni fjalën kyçe....

Dubai liron Plaurent Dervishajn, refuzohet ekstradimi në Shqipëri


Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Plaurent Dervishajt për në Shqipëri.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata. Kjo me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë.

Lidhur me këtë vendim, nuk ka ende një reagim zyrtar nga SPAK apo Policia e shtetit.

Kujtojmë se Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij, Lul Berishën.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në dy atentatet e bujshme ku humbën jetën Klodian Saliu dhe Vajdin Lamaj. Dervishaj akuzohet për grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armëmbajtje të armëve dhe municioneve luftarake.

Ai u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacioni “Asgjë nuk harrohet”. Mirëpo është liruar ditën e djeshme në orën 10:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *