Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministrja e Bujqësisë: 340 mijë shpendë të ngordhur nga gripi i shpendëve, vijon asgjësimi i tyre


Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi ka deklaruar në një komunikim për mediet se po vijon asgjësimi i pulave të ngordhura.

“Tashmë janë 340 mijë shpendë të ngordhur, ka nisur procesi i asgjësimit të 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone, po respektohen të gjitha procedurat për shuarjeve e vatrës, po kryhen tamponet, po informohen fermerët, janë siguruar mjetet mbrojtëse për veterinerët. Shërbimi veterinar është çdo ditë në terren, po kryen dhe survejanë në të gjithë fermat, fermat që konstatojnë problematike për shpend të ngordhur, përveç karantinimit duhet të kontaktojnë veterinerin.”– tha Gjeci.

Sipas zv.ministres, fermat problematike duhet të respektojnë karanatinën dhe duhet të kontakojnë shërbimin veterinar. Sipas saj nuk ka vend për panik për konsumatorin, pasi smëundja nuk kalohet përmes ushqimeve te konsumatori.