Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina kundërshton të dorëzojë Mariupolin ndërsa Rusia paralajmëron për ‘katastrofë’ humanitare


Ukraina refuzoi të hënën thirrjet ruse për të dorëzuar qytetin port të Mariupolit, ku banorët janë të mbërthyer me pak ushqim, ujë dhe energji në një krizë humanitare që po rrit presionin ndaj liderëve evropianë për të ashpërsuar sanksionet ndaj Moskës.

Qeveria e Ukrainës refuzoi në mënyrë sfiduese thirrjet ruse që forcat ukrainase në Mariupol të dorëzonin armët në këmbim të kalimit të sigurt nga qyteti dhe korridoret humanitare që do të hapeshin nga ora 07:00 e mëngjesit të së hënës.

“Nuk mund të bëhet fjalë për dorëzim të armëve.” – citoi portali i lajmeve ‘Ukrainska Pravda’ të ketë thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Ne tashmë e kemi informuar palën ruse për këtë.” – vijoi lajmi.

Mariupoli ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Shumë nga 400,000 banorët e tij mbeten të bllokuar ndërsa luftimet janë ndezur në rrugët përreth qytetit.