Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja gjobit me 75 mijë lekë të reja Veliajn


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 75 mijë lekë të reja kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjoba ka ardhur pasi sipas KQZ-së, Veliaj ka promovuar veprimtari të ndaluara gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit si dhe për mosdeklarimin e tyre.

Nga shuma prej 75 mijë lekësh, 35 mijë janë për mosdeklarim të veprimtarisë gjatë fushatës në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës e drejtuesit politik të PS-së në këtë qark si dhe 40 mijë për promovim të veprimtarive të ndaluara.

Pak javë më parë, KQZ-ja publikoi listën e veprimtarive që ndalohet 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *