Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e 5 Majit dhe Laprakës protestë para Bashkisë Tiranë


Banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës në Tiranë kanë zhvilluar një protestë para bashkisë së Tiranës lidhur me prishjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit.

Ata kanë kërkuar që bashkia t’u ofrojë një marrëveshje për banesat të cilët ua ka premtuar shumë kohë më parë.

“Po na grabiten banesat. Grabitje me forcën e shtetit. Janë 150 banesa që që pritet të shemben. Ne kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë. Asnjë banor që i është pritur shtëpia apo ata që presin, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me bashkinë. Të vetmet marrëveshje që janë bërë janë ata të tetorit, të cilët janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar protestës tonë. Në kundërshtim me ligjin, Bashkia e Tiranës i ka prishur shtëpitë dhe ne jemi drejtuar këtu për të gjetur një zgjidhje.” – tha një protestues.

Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit protestojnë prej disa muajsh duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga procesi i rindërtimit apo nga Unaza e Madhe.