Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar, arroganca e qeverisë e papranueshme


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve, duke thënë se zëri i tyre duhet të dëgjohet me përulësi.

Meta shprehet se është e papranueshme arroganca e qeverisë.

Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!

Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve”, shkruan Meta.