Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Jam i gatshëm për bisedime me Putinin, po nëse dështojnë atëherë jemi në Luftën e Tretë Botërore


Presidenti ukrainas Zelensky ka treguar kohët e fundit se është i gatshëm të marrë në konsideratë disa lëshime ndaj Rusisë për të ndihmuar në përfundimin e dhunës, duke përfshirë një politikë  asnjanësie, por të mbështetur nga garanci të forta sigurie, duke ngritur më shumë pyetje në lidhje me gjendjen e tanishme të bisedimeve me palën ruse.

“Jam gati për bisedime me Putinin. Kam qenë gati gjatë dy viteve të fundit. Unë mendoj se pa bisedime, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte.” – i tha Zelensky Fareed Zakaria të CNN në një intervistë ekskluzive të dielën në mëngjes, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çonte në ‘Luftën e Tretë Botërore’.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov vlerësoi mundësinë që Ukraina të binte dakord për statusin neutral gjatë një takimi në Moskë të shtunën, duke thënë se “pas përfundimit të operacionit tonë në Ukrainë, shpresoj që të përfundojë me një nënshkrim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për çështjet që kemi ngritur – çështjet e sigurisë, statusi asnjanës i Ukrainës me garancitë e sigurisë së saj. Presidenti Putin, disa muaj më parë, siç më kujtohet, komentoi në një konferencë shtypi për nismën tonë për moszgjerimin e NATO-s, ai tha se ne e kuptojmë çdo vend ka nevojë për garancinë për sigurinë e tij.” -tha Lavrov.