Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencë, tregon masat e marra për të prekurit nga tërmeti


Kryeministri Rama ka treguar masat e marra nga qeveria për familjet e prekura nga tërmeti i para dy javëve që goditi vendin, me dëmet më të shumta në Durrës e Tiranë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se familjet e goditura nga tërmeti do bëhet përjashtimi i taksës në infrastrukturë për investimin që do bëjnë për banesat.

Ai tha se po shihet mundësia për përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti. Rama shtoi gjithashtu se ka urdhëruar inspektim yë ashensorëve të pallateve, nëse janë dëmtuar apo jo nga tërmeti.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se për familjet e prekura nga tërmeti e që janë në kushte pabanueshmërie do bëhet zerimi i tarifave të ujit dhe energjisë elektrike deri në rikthimin  e tyre në banesë.