Vendosni fjalën kyçe....

Berisha “foltore” me emigrantë në Greqi: PD do investohet për shkollat shqipe, trajtimi në Ambasada për faqe të zezë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një “Foltore” me emigrantë në Greqi në lidhje direkte.

Qytetarët e pyetën për sjelljen e Ambasadës Shqiptare në Athinë të cilën Berisha tha se zyrat janë për turp e faqe e zezë e regjimit të cilat do të marrin fund njëherë e mirë.

Ndërsa për shkollat shqiptare në Greqi, Berisha tha se autoritet greke janë treguar të gatshme që të pranojnë standardin evropian për këtë çështje.

Unë kam besim përsëri se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë, lëndë bazë në përputhje me detyrimet që ka çdo vend i BE për emigracionin dhe pakicat.

Do të mbetet një detyrim i yni dhe jam optimist se do ta realizojmë.

Krahas kësaj hapja e qendrave kulturore dhe zhvillimi i programeve on-line do të ketë një drejtim tjetër për shkollimin fëmijëve të emigrantëve tanë”-tha Berisha.