Vendosni fjalën kyçe....

Mos vishni maskë, nëse merrni frymë me vështirësi


Personat që kanë astmë ose probleme të mushkërive nuk duhet të mbajnë maskë për fytyrën, nëse ajo u vështirëson frymëmarrjen. Kjo është këshilla më e fundit e mjekëve në Britaninë e Madhe.

 Siç shkruan Daily Mail, qeveria tani po këshillon i qytetarët të përdorin maska nëse ndodhen në hapësira ku është e vështirë të ruash distancën të paktën 2 metra larg me të tjerët. Kjo për shkak se koronavirusi është një virus i frymëmarrjes, do të thotë se infekton njerëzit kur marrin frymë dhe u ngjitet qelizave brenda rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive.

Mirëpo njerëzit që kanë astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike apo fibrozë cistike, mund të hasin vështirësi në frymëmarrje nëse përdorin maska.

Maska mund ta bëjë më të vështirë tërheqjen e ajrit në mushkëri, mund të shkaktojë astmë për disa pacientë dhe gjithashtu mund të shkaktojë ankth. Ankthi nga ana tjetër ndryshon modelet e frymëmarrjes së njerëzve.

Këta pacientë nëse nuk mbajnë maskë, janë gjithashtu më të rrezikuarit nëse infektohen nga koronavirusi.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të përdorin maska kur janë në kushte të rehatshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth tyre, por mos të rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë proces.

Në udhëzimin e saj zyrtar, Zyra e Kabinetit në Britani tani thotë: “Nëse mundeni, vendosni një maskë në fytyrë në një hapësirë ​​të mbyllur, ku distanca sociale nuk është e mundur dhe ku do të keni kontakt me njerëz që normalisht nuk i takoni. Kjo është më e rëndësishme për periudha të shkurtra në zona të mbushura me njerëz, për shembull, në transportin publik ose në disa dyqane.“

Por shton: “Maskat e fytyrës nuk duhet të përdoren nga fëmijët nën moshën 2 vjeç ose nga ata që mund ta kenë të vështirë t’i menaxhojnë si duhet. Për shembull, fëmijët ose ata që kanë probleme me frymëmarrjen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *