Vendosni fjalën kyçe....

Milani shkatërron Napolin në stadiumin “Maradona”


Milani ka fituar me rezultat të thellë ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”.

Kuq e zinjtë fituan 0-4 ndaj napolitanve në sfidën e luajtur për raundin e 28 të Seria A.

Milani kaloi në avantazh me Leao në minutën e 17’ dhe 8 minuta më vonë Diaz dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë Leao në minutën e 59’ shënoi golin e tretë ndërsa Saelmaekers shënoi golin e katërt dhe të fundit të sfidës në minutën e 67’.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë ndërsa Napoli qëndron i pashetësuar në krye të Seria A.