Vendosni fjalën kyçe....

Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Rusia është e detyruar të ndryshojë taktikat


Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar këtë mëngjes një përditësim të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të rezultojë në më shumë vdekje civilësh.

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë.”– shkroi ministria në një postim në Twitter, duke shtuar se Rusia ishte “e habitur nga përmasat dhe egërsia e Rezistencës së Ukrainës”.

Në deklaratë thuhet se: “Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit.”

Sipas ministrisë së Mbrotjes britanike: “Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që rezulton në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare.”