Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov lirohet pas 24 orësh në paraburgim: Ishte brutale, jemi kthyer në kohën e komunizmit


Policia ka liruar ish-kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, pasi e arrestoi atë si pjesë e një hetimi korrupsioni në BE.

62-vjeçari Borisov, i cili aktualisht është kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij u arrestuan më 17 mars pas hetimeve në lidhje me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE-së.

“Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa ne ishim duke darkuar.”– tha Borisov sipas rferl pas lirimit të tij.

Borisov tha se duke kontrolluar shtëpinë e tij, autoritetet “nuk gjetën asgjë dhe kur mendova se po largoheshin, më thanë: Duhet të të arrestojmë”.

Ai shton: “Ishte brutale dhe e neveritshme. Jemi kthyer në kohën e komunizmit.”

I qetë, Borisov tha para gazetarëve se ai nuk ishte akuzuar. Prokurorët ende nuk kanë komentuar mbi rezultatin e ndalimit të tij.

Qindra mbështetës të tij dolën të protestonin kundër arrestimit të tij në qendër të Sofjes mëngjesin e 17 marsit.

Sipas medieve lokale, ish-ministri i financave Vladislav Goranov dhe këshilltarja e Borisovit Sevdelina Arnaudova u liruan gjithashtu nga paraburgimi. Avokati i Borisovit, Menko Menkov, sqaroi se arsyeja e ndalimit 24 orësh tregonte zhvatjen, por nuk tha se cili person është zhvatur, kur, si dhe për çfarë arsye.