Vendosni fjalën kyçe....

Digjen gjatë natës tre makina në Laç


Pas mesnatës, tre makina janë djegur pranë një banke në qytetin e Laçit. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët, por asnjë nga tre mjetet nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia.

Megjithatë kanë shpëtuar dhjetëra makina të tjera që ndodheshin pranë tyre. Nga flakët është dëmtuar dhe një objekt ngjitur dhe një kioskë që shet gazetat.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.