Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në SHBA, humbin jetën 9 persona


Nëntë persona, duke përfshirë të paktën gjashtë studentë dhe një trajner që po ktheheshin në shtëpi nga përfaqësimi i një universiteti në një turne golfi, u vranë në një aksident automobilistik në Teksasin Perëndimor, sipas autoriteteve lokale.

Rreshteri Steven Blanco i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas tha se gjashtë studentë me të cilin udhëtonin ekipet e golfit për femra dhe meshkuj të kolegjit u vranë së bashku me një anëtar të fakultetit, ndërsa dy studentë të tjerë në gjendje kritike u dërguan në një spital në Lubbock.

Përplasja ndodhi kur një kamionçinë kaloi vijën ndarëse të rrugës me dy korsi në kontenë Andreës, rreth 50 km në lindje të kufirit shtetëror me Neë Mexico dhe u përplas me mjetin me të cilin udhëtonte ekipi i golfit. Shoferi i kamionçinës dhe bashkëudhëtari i tij ndërruan jetë gjithashtu.