Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Dimal, digjen dhjetëra hektarë pisha


Përfshihen nga flakët kodrat me pisha shekullore mbi guroret në Dimal. Sipas televizionit “News 24”, në fillim është vërejtur një vatër e vogël zjarri, e cila e favorizuar nga era ka përparuar ne shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhjetëra hektarë me pisha.

Zjarrfikësit kanë mbërritur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve mirëpo terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në vendin e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse thuhet se janë duke shkuar në këmbë, me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës. Dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht dhe deri më tani raportohet se janë djegur rreth 5 ha me pisha shekullore.