Vendosni fjalën kyçe....

Zbuloni cili gol i shpall më i bukuri në Ligën e Kampionëve (Video)


Goli mahnitës i Lionel Mesit me goditje dënimi ndaj Liverpulit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve është shpallur goli më i bukur i sezonit nga UEFA.

Argjentinasi bëri një goditje mahnitëse nga më shumë se 20 metra duke goditur këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Alison. Barcelona e fitoi ndeshjen e vajtjes me rezultatin 3-0 po u eliminua pas humbjes 4-0 në ndeshjen e kthimit në Angli.

Këtë javë Mesi u shpall mes tre kandidatëve për sulmuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, përkrah Ronaldos dhe sulmuesit të Liverpulit, Sadio Mane.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është gjithashtu në garën për çmimin e FIFA-s të Lojtarit më të Mirë, i cili do shpallet në shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *