Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Tiranë zhvendosin protestën, bllokojnë urën te ish-blloku


Protestuesit në Tiranë kanë bllokuar urën pranë ish-bllokut ndërsa policia ka ndërhyrë duke i zhvendosur ata.

Efektivët i kanë ngritur qytetarët të cilët ishin ulur në tokë ndërsa iu ka bërë thirrje atyre të lirojnë qarkullimin.

Qytetarët bëjnë rezistencë duke mos u larguar ndërsa kanë bllokuar qarkullimin me koshat e mbeturinave. Më tej ata thonë se do ta vijojnë protestën kundër rritjes së çmimit të naftës.