Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ka një përpjekje për të stisur përballje mes votës së lirë dhe blofit, do i lemë blofin në dorë


Ish-kryeministri Sali Berisha i ndodhur në Elbasan me rastin e Ditës së Verës dha edhe një mesazh për situatën në PD.

Berisha tha se ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit por sipas tij do ja lerë blofin në dorë.

Mesazhi më i shkëlqyer bashkimi i demokratëve rreth botë së lirë. Nuk po mbroj asgjë tjetër përveç botës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do ti lëmë blofin në dorë”-u shpreh Berisha nga Elbasani.

Berisha ishte sot në Elbasan ku uroi të gjithë qytetarët për Ditën e Verës, me shpresën siç tha ai që shqiptarët të sjellin ndërrimin e pushtetit.

Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët të sjellë nderimin e madh që ata presin, ndërrimin e narko shtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor

Një urim të përzemërt kam për ata shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve sheshet për të protestuar kundër një politike cinike të pashpirte, e cila përdor si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike të pajustifikuar të rritjes së çmimeve”, u shpreh ish-kryeministri.