Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Basha kufomë politike, opozita të riformatohet, PD parti e konfiskuar nga qeveria


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, duke komentuar në emisionin “Frontline” në News 24, situatën në Partinë Demokratike, ka deklaruar se kjo nuk është më një parti, por një grumbull interesash personale.

Salianji u shpreh se ish- kreu i PD Lulzim Basha nuk është larguar kurrë nga PD, ndërsa e ka quajtur atë një kufomë politike.

Salianji shtoi se opozita duhet të riformatohet e të riorganizohet, ndërsa për PD tha se është një parti e konfiskuar nga qeveria.

Nuk ka asnjë proces, nuk ka asnjë parti që funksionon por vetëm një grumbull interesash personale. S’mund të ngelemi peng i një konvencioni.

Qeveria ka konfiskuar vulën e siglën, këtu qeveria ka vjedhur edhe një parti politike. PD është e konfiskuar. PD që nuk është sigla e vula dhe disa zyrtarë por demokratët që mbajnë koto e sakrifica për të mbajtur në këmbë PD e opozitën, janë ata që janë pronarët e vërtetë.

Opozita të rikonceptohet e riformatohet.

Sot PD e drejtuar nga praktikisht Lulzim Basha, sot është në koalicion me qeverinë. Opozita ka detyrimin tu mundësojë qytetarëve që të votojnë për një parti tjetër. Ai si i kthyer si jo është një kufomë politike. As nuk ka ikur as nuk është kthyer. Është aty nëpër këmbë”, tha ai.