Vendosni fjalën kyçe....

Nëse do të isha në vend të Tabakut!


Nga Irena Beqiraj

Nëse sot do të isha në vend të Tabakut e cila është ekonomiste si unë, sot Kryeministrit si njeriu që merret me politikë-bërjen do t’i bëja vetëm një koment edhe një pyetje.

Sipas të gjitha raporteve që unë kam lexuar, Diegia është një nga proceset me të shtrenjta të trajtimit të mbetjeve. Mesatarisht kostot totale për djegien e një ton mbetje në 2001 ishin 71 euro, (sipas studimeve europiane). Sot për shkak të investimeve në teknologji të përparuara është mesatarisht 134 euro për ton. Pjesën dërmuese të kostos së lartë të djegies e zënë elementet e mbrojtjes së ambientit, reduktimi i emetimit të gazrave të dëmshme në ajër.

Madje në 2014 në Copenhagen është sanksionuar një djegës që ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte në ajër gazra të dëmshëm, madje u konsiderua që dështim teknologjik ( lexo më poshtë).

Pyetja është si ka mundësi që kosto e djegies të një 1 toni del 51 euro në 2017 në Shqipëri (kosto totale e paraqitur nga koncensionari ku 29 mbulohen nga buxheti i shtetit edhe 22 euro nga shitja e energjisë edhe e skrapit)? Si ka mundësi që djegia të bëhet me kosto kaq të ulët siç deklaron shpesh KM? A ka gjetur koncensionari ndonjë metodë, a teknologji të lirë që nuk e njeh bota që mbron edhe ambjentin? Apo?

Unë si e majtë besoj tek e para! Padyshim si shqiptar altruist, i vënë nën presionin e politikanëve tanë skrupuloz, Zoto u lodh dhe kokën e përpoqi për të gjetur një teknologji të sigurt për shëndetin tonë por edhe të lirë. Madje jam kaq e majtë sa dua të besoj edhe që mund të dal me humbje i gjori duke sakrifikuar pasurinë e tij për vendin.

Për ketë arsye jam optimiste edhe mendoj që ka ardhur koha t’ua paraqesim europianëve si gjetje, ta mbrojmë si patentë inovatore, me këtë rast nuk lodhen as gjermanët e GIZ duke na dhënë mend!!!

Kam edhe disa pyetje të tjera ekonomike, por nuk po e lodh Joridën që e ka harruar Ekonominë, edhe as Kryeministrin që nuk ka më moshë ta mësojë atë.

Po pres të dëgjoj pyetjen a e njeh Kryeministri Zotin, me falni Zoton!