Vendosni fjalën kyçe....

Taylor Swift i paguan kolegjin një fanseje


 

Këngëtarja Taylor Swift i ka ardhur në ndihmë një fanseje, duke e ndihmuar të paguante kolegjin.

Studentja nga Toronto, Ayesha Khurram është habitur kur ka parë se idhulli i saj i ka dërguar gati 5000 dollarë përmes “PayPal” për ta ndihmuar në pagesat e shkollës.

Pak para gjestit bujar, Khurram kishte postuar në “Tumblr” se asaj i duheshin edhe 5 mijë dollarë për të paguar shkollën.

“Unë me të vërtetë nuk mund ta përballoj shkollimin ose qiranë këtë semestër, kështu që nëse dëshiron të më ndihmosh, unë jam në atë pikë ku nuk mund ta refuzoj këtë.”, shkruante Khurram duke dhënë edhe informacionet e saj të PayPal.

Pasi ka parë emailin e Swift, ajo menjëherë është rifutur në rrjetet sociale për ta falenderuar.

“Kam postuar për vështirësitë e mia për të paguar shkollën. Dy orë më vonë, marr këtë në emailin tim”, shkroi ajo krahas një fotoje të transaksionit.

“Unë nuk kam fjalë dhe nuk mund të ndalem së qari. Unë nuk kam fjalë, nuk kam fjalë, nuk kam fjalë, nuk kam fjalë, s’mund të ndaloj së qari”, shkruan ajo.

Në fotografinë e publikuar, tregohej edhe shënimi i Swift-it: “Ayesha, fillo të mësosh vajzë. Të dua! Taylor”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *