Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson njofton sanksione ndaj pesë bankave ruse


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka njoftuar vendosjen e sanksioneve kundër pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi.

Ai e quajti këtë vetëm “breshërinë e parë të asaj që ne jemi të përgatitur të bëjmë”, siç citon BBC.

Ka edhe sanksione ndaj tre personave: Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.

Sanksionet nënkuptojnë se çdo pasuri që ata kanë në Britani do të ngrihet, ata do të ndalohen të udhëtojnë në vend dhe të gjithë individët dhe subjektet në Mbretërinë e Bashkuar ndalohen të kenë marrëdhënie me ta.