Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Rrjollit futen në kantier, tensione gjatë protestës kundër resortit


Banorët e Rrjollit kanë vijuar sot protestën kundër projektit të resortit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur rreth kantierit të ndërtimit dhe kanë hyrë brenda territorit të tij, duke shkaktuar tensione me forcat e policisë të pranishme në vendngjarje.

Në disa momente janë shënuar përplasje verbale dhe shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Banorët kanë akuzuar uniformat blu për përdorim force ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Me thirrje si “Ju erdhi fundi hajdutëve!”, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar ndalimin e punimeve dhe mbrojtjen e zonës.

Protesta në Rrjoll vjen në vijim të kundërshtimeve të vazhdueshme të banorëve ndaj investimit, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.