Vendosni fjalën kyçe....

“Kaluat 17 procedura brenda ditës, a kishit presion nga Rama” – Agaçi i përgjigjet Tabakut: Po merreni me lloj-lloj shpifjesh


Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku e pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçin për inceneratorin e Elbasanit.

Tabaku i përmendi Agaçit 17 procedura të kaluara brenda një dite dhe e pyeti nëse kishte presione nga kryeministri Edi Rama që t’i kalonte ato.

Por Agaçi thotë se s’ka patur asnjë presion lidhur me këtë ndërsa i konsideroi shpifje denoncimet e opozitës për 17 vendimet e kaluara brenda ditës.

Pjesë nga diskutimi:

Agaçi: Është aluduar në media me lloj-lloj shpifje të këtyre 17 vendimeve të dhëna nga Këshilli i Ministrave brenda ditës dhe e pavërtetë ka shumë rëndësi që të gjithë ta dëgjojnë që Këshilli i Ministrave në mbledhjen e asaj date ka miratuar 17 vendime për inceneratorin Elbasan apo për këdo impiant tjetër mbjetje. Natyrisht rendi i ditës e kam një kopje të rendit të asaj dite mund tua vë në dispiozicion me procesverbalin.

Tabaku: Pyetja ishte që deputeti Boçi ka bërë prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë se mbledhja e Këshillit të Ministrave, a keni pasur presion për ta kaluar këtë se 17 procedura janë kryer një ditë para mbledhejs së Këshillit të Ministrave, ku ka shkuar një draft kontratë në gjithë institucionet është dhënë mendim është reflektuar ndryshimi është kryer një procedurë që shqetësimi është për këto akte të kryera brenda ditës keni pasur ndonjë nxitim për ta sjellë mbledhjen e Këshillit të Ministrave në ditën e nesërme?

Agaçi: Në administratën publike dhe tani që flasim zhvillohen me qindra procedura. Doja t’u kujtoja kompetencat ligjore të zyrës që unë përfaqësoj, nuk përgjigjem dot për asgjë tjetër që është jashtë funksioneve të mia.

Dua të saktësoj, Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë, se në kontratë nëse do parashikohej që hyn në fuqi pas vendimit të Këshillit të Ministrave, pyetja juaj do ishte e saktë. Kontrata hyrë në fuqi pas miratimit të palëve.

Tabaku: Po marr njërën prej procedurave duhettyë rrinte 7 ditë për tu konsultuar mes palëve por mbyllet brenda ditës, kemi konstatuar raste të tjera të kalimit të VKM me draft kontrata që kanë kaluar në Këshillin e Ministrave për procedura të tjera të ngjashëm që kanë zgjatur nga 9 ditë me muaj në këtë rast mbyllen brenda një dite, keni pasur presion nga Rama për ta kaluar këtë?

Agaçi: E konsideroj të konsumuar këtë pyetje e u përgjigja, mos abjuzoni me kohën të insistoni një pyetje që ka marë përgjigje. Ai vendim është marë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave.