Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti Ilir Meta për zgjedhjet lokale.
Afati i fundit për regjistrimin në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve është pikërisht sot.
Dokumenti që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Endri Braimllari, ka datën 3 gusht 2019.
Kërkesa për rregjistrim e LSI-së vjen pak ditë pasi partitë opozitare, aleate të PD-së i dërguan një letër KQZ-së, ku kërkojnë nisjet e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 13 Tetorit.
KQZ ende nuk ka marrë një vendim rreth kërkesës së partive aleate me PD-në, për nisjen e procedurave për procesin e zgjedhjeve.
Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se anëtarët socialistë të këtij institucioni nuk denjuan të paraqiteshin me arsyetimin se janë me pushime.
Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri./Hashtag.al