Vendosni fjalën kyçe....

Ëngjëll Agaçi dëshmon në Komisionin Hetimor: Nuk i njoh Mërtirin, Zoton dhe Gugallen


Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka radhën për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

I pyetur nga deputetët e opozitës, Agaçi ka mohuar se ka njohje me biznesmenët e inceneratorëve: Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen.

Gjatë dëshmisë së tij, ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk e ka miratuar projekt-aktin për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit.

Pjesë nga diskutimi:

Jorida Tabaku: Keni ndonjë njohje me z. Klodian Zoto Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja?

Ëngjëll Agaçi: Jo

Jorida Tabaku: Nuk i keni takuar asnjëherë për punë, për këtë kontratë koncensionare ose arsye të tjera?

Ëngjëll Agaçi: Asnjëherë!

Jorida Tabaku: Faleminderit! Në datën 17.01.2014 Lefter Koka, ish-ministër i PS-së i dërgon një shkresë Eduart Ahmetit, drejtorit të agjencisë së Prokurorimit Publik projekt vendimin për përcaktimin e procedurës me negociim për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan për prodhimin e energjisë elektrike.

Një ditë më pas, APP i kthen përgjigje ish-ministrit Koka ku thotë se vetëm 3 procedura njihen. Procedura e propozuar nga ish ministri Koka me negocim pa shpallje paraprake të njofitmit të kontratës nuk bënte pjesë në asnjë nga 3 procedurat, APP i kërkon minisrtit Koka që procedura të kryhet bazuar në ligj. është vendosur për dijeni dhe ju sekretari i përgjithshëm i KM, pra keni qenë në dijeni se procedura e propozuar ishte në kundërshtim me ligjin, Cilat janë masat që keni marrë?

Ëngjëll Agaçi: Është hedhur shumë baltë në media për këtë shkresë, është thënë padrejtësisht që për këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit e në vijim të procedurave Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë.

Ndërhyrje

Ëngjëll Agaçi: Zonja kryetare pak kohë për t’u përgjigjur, unë s’jam një politikan, është hera e parë që më jepet kjo mundësi.

Jorida Tabaku: Pajtetër me qetësi do flasim të gjithë.

Ëngjëll Agaçi: Ajo që ka më shumë rëndësi është Këshilli i Ministrave s’ka miratuar kurrë projekt aktin për të cilin ju iu referuat mendimeve që Ministria propozuese ka qarkulluar si janë procedurat normale e konfirmoj që ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim e nuk është miratuar kurrë. Nuk ekziston ky vendim qeverie, shumë e thjeshtë për t’u verifikuar.

Jorida Tabaku: E qartë për të gjithë që kjo procedurë e jisur negociim pa shpallje, ai vendim i KM i cili ishte propozuar nuk është miratuar. Një grup ministrash kanë propozuar që janë në parim dakort me të, drejtoresha e prokurimit aktuale konfirmoi që kjo nuk është procedurë ligjore dhe që ska dijeni, tha që kjo procedurë është nul për të, por miratohet një VKM me nr 907 që ka lidhje me dhënien e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin e impiantit të Elbasanit.

Ëngjëll Agaçi: Nuk është e vërtetë që vendimi 907 i datës 17 dhjetor 2014, s’është e saktë që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që qarkulloi dhe ju e lidhet me mendimin e drejtoreshë së agjencisë së prokurimeve, vendimi që nuk është miratuar asnjëherë ka pasur për objekt përcaktimin e autoritett kontraktues dhe autorizimin e procedurave përkatëse, ky vendim s’është miratuar kurrë.

Vendimi që i referoheni miratim për sigurimi e financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit. Ish-ministri Shkëlqim Cani e saktësoi dje këtë aspke në mënyrë të pakontestueshme që finncimi i kësaj kontrateka kaluar në fazë shumë të gjatë konsultimi mes ministrave.