Vendosni fjalën kyçe....

New York Knicks shpallen kampionë të NBA-së



New York Knicks kanë fituar titullin e kampionit në NBA, pas një fitoreje dramatike 94-90 ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e pestë të serisë finale, përcjell DW.

Kapiteni i Knicks, Jalen Brunson, ishte protagonist absolut i mbrëmjes, duke realizuar 45 pikë dhe duke udhëhequr skuadrën në një përmbysje të madhe, pasi New York-u ishte në disavantazh me 16 pikë në fillim të ndeshjes. Ai shënoi 29 pikë vetëm në pjesën e dytë dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i finales (MVP).

Kjo fitore i dha Knicks triumfin 4-1 në serinë “best-of-seven”, duke siguruar titullin e parë të NBA-së pas më shumë se pesë dekadash.

Pas ndeshjes, pronari i ekipit James Dolan u shpreh entuziast për suksesin historik, duke falënderuar tifozët e New York-ut dhe duke premtuar më shumë trofe në të ardhmen.

Ndërkohë, Brunson u shfaq i emocionuar pas ndeshjes, duke deklaruar se skuadra nuk u dorëzua asnjëherë pavarësisht skeptikëve dhe e arriti suksesin përmes besimit dhe karakterit.

Titulli i sjell Knicks një vend mes skuadrave më të suksesshme në historinë e NBA-së, duke shënuar një rikthim të madh në elitën e basketbollit amerikan.