Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit padisin qeverinë britanike për ‘luftën kulturore’ transgjinore në shkolla (Video)


Dy prindër që po padisin qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar mbi udhëzimet për çështjet transgjinore në shkollën e djemve të tyre, i kanë thënë RT se fëmijët e tyre janë bllokuar në një ‘luftë kulturore’.

Të krishterët britanikë, Nigel dhe Sally Row, i thanë më parë The Times se dy djemtë e tyre kishin mbetur të hutuar nga shokët e klasës ‘me gjini të paërcaktuar’.

Pasi ngritën çështjen me shkollën e ‘Isle of wight’, familja Row mori një përgjigje duke thënë se një fëmijë do quhej ‘transfobik’ nëse tregonte habi ose zhgënjim për pamjen e pazakontë të një shoku. Si rezultat, çifti zgjodhi t’i transferonte të dy djemtë e tyre në shkollimin në shtëpi dhe të niste veprime ligjore kundër qeverisë.

Në një intervistë, familja Row tha se një raport prej 500 faqesh, i dorëzuar nga ata në gjykatë, përmban ‘paralajmërime të mëdha” nga specialistë të ndryshëm, duke përfshirë endokrinologë dhe psikologë. Këto shpjegojnë në hollësi ‘çfarë do të ndodhte nëse vazhdojmë të bëjmë këtë lloj gjëje në shkolla’.

Skandali, i cili ka bërë bujë në Britaninë e Madhe, tronditi komunitetin e shkollave. Duke folur për The Times, Nigel përshkroi atmosferën ‘armiqësore’ me të cilën është dashur të përballet familja e tij.

Megjithatë, në bisedën e tij me RT, ai përmendi se publiciteti u ka sjellë atyre aleatë të papritur nga brenda komunitetit LGBTQ. Ai iu referua një emaili me të cilin ishte ‘i prekur me të vërtetë’, nga një zonjë që i tha se ishte lezbike, por mbështeti qëndrimin e tyre.

“Unë nuk dua të shoh këtë lloj ideologjie trans të shtyhet mbi fëmijët,” tha mesazhi i saj, cituar nga Row.

Prindërit shprehën shpresën se veprimi ligjor do të ishte i suksesshëm dhe do të kontribuonte në zhvillimin e udhëzimeve të qarta për shkollat ​​se si të mbështesin të gjithë nxënësit, pa zbatuar asnjë ideologji.