Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët e Interit paralajmërojnë Lukakun: Ishte mbret këtu e na tradhtove, tani çdo duhet ta fitosh me djersë e gola


Romelu Lukaku është paralajmëruar se ai nuk do të mirëpritet te Interi me krahë hapur pas qëndrimit të tij të mjerueshëm të një sezoni në Premier League me Chelsean.

Sulmuesi belg do përfundojë një marrëveshje huazimi në ‘San Siro’ pas një sezoni të dobët në Londër që e pa atë të shënonte vetëm 14 herë në 44 ndeshje në të gjitha garat pasi u kthye në ‘Stamford Bridge’ në një marrëveshje të madhe parash me vlerë 100 milionë stërlina.

Lukaku ishte si hero popullor në periudhën e tij të parë me Interin, duke shënuar 64 herë në dy sezone.

Por shumë tifozë të Interit mbeten të pakënaqur që ai vendosi t’u kthejë shpinën tifozëve të tij milanezë në ndjekje të lavdisë në Premierligë, me një pjesë të madhe të tifozëve të klubit që tani paralajmërojnë 29-vjeçarin se kthimi i tij i afërt në klub nuk do vijë lehtë.

Në një deklaratë të lëshuar përpara kthimit të Lukakut, grupi ‘Curva Nord’ ultra tha se ata kishin vërejtur ‘tradhtinë’ e tij dhe thanë se ai do të duhet të prodhojë shumë gola në fushë nëse do rikthehet në marrëdhëniet e duhura me tifozerinë.

“Ne e morëm parasysh tradhtinë e Lukakut dhe ishim shumë të mërzitur. Askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle apo pankarta. Ai u mbështet e trajtua si një mbret, tani ai është një si shumë të tjerët. Gjithçka që në të ardhmen do të bëhet përfundimisht ndaj tij, do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë. Është gjithashtu e qartë për të gjithë se ne kurrë nuk do të brohorasim kundër Lukakut nëse ai e vesh përsëri fanellën e Interit.” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Belgu ishte një figurë e diskutueshme në kthimin e tij te Chelsea, me të cilin fillimisht kishte nënshkruar si adoleshent përpara se të vazhdonte të bënte famë te West Brom, Everton dhe përfundimisht Interi.

Ai filloi fuqishëm në skuadrën e Thomas Tuchel, por golat u ‘thanë’ shpejt dhe ai shprehu pakënaqësinë e tij në ‘Stamford Bridge’ në një intervistë që dha për mediat italiane në dhjetor, ku shprehu interesin e tij për një rikthim në Itali.