Vendosni fjalën kyçe....

Interi mposht Romën e Mourinhos dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë


Interi e ka mposhtur në çerekfinale të Kupës së Italisë, Romën, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale. Edin Dzeko (2) dhe Alexis Sanchez (68) shënuan për Interin në këtë ndeshje

Interi ka fituar me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza sonte për të shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ata do të përballen në këtë fazë me fituesin e çiftit Milan-Lazio, ndeshje që zhvillohet nesër.

Interi kaloi në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes.

Edin Dzeko, ish lojtar i Romës do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje pas një pasimi të Ivan Perisicit.

Goli i dytë në këtë ndeshje do të vinte në minutën e 68-të nga Alexis Sanchez.

Interi e vazhdon rrugëtimin për këtë trofe derisa në gjysmëfinale pritet që të takohet me fituesin e çiftit Milan-Lazio, ndeshje që zhvillohet nesër në mbrëmje.