Vendosni fjalën kyçe....

“Përballja SHBA-Kinë është katastrofë për gjithë botën” – Xi Jinping i çon mesazh Joe Biden-it


Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan Joe Biden, se bashkëpunimi ishte zgjidhja e vetme për të dy vendet, pasi një përplasje do çonte në një katastrofë për të gjithë botën.

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar nevojën për bashkëpunim midis Uashingtonit dhe Pekinit pasi diskutuan çështje bilaterale me Biden, duke e quajtur bisedën e tyre të parë telefonike një sinjal pozitiv për të gjithë botën.

“Bashkëpunimi kino-amerikan është në shumë mënyra i dobishëm si për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën dhe për të gjithë botën. Një përplasje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është absolutisht një katastrofë për të dy vendet dhe për të gjithë botën.” – citoi media shtetërore kineze, shefin e vendit.

Politikani tha se marrëdhëniet kino-amerikane po kalojnë një periudhë të vështirë dhe shprehu shpresën se SHBA-ja do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *