Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmimet ndaj mësuesit në Kosovë, ironia e ish-deputetit: A duhej shkarkuar edhe Obama kur kërcente (Video)


Ditët e fundit rrjetet sociale janë përfshirë nga komente e ngacmime të shumta ndaj një mësuesi nga Vushtria e Kosovës, i cili u shfaq duke kërcyer valle tradicionale shqiptare në rrjetin social TikTok.

Pas shfaqjes së videos së mësuesit Lulzim Paci, të shumta kanë qenë ngacmimet ndaj tij jo vetëm në rrjetet sociale.

Madje ai ka thënë në një intervistë se është ngacmuar personalisht ai dhe anëtarë të familjes së tij lidhur me këtë gjë.

Një reagim të ashpër ka pasur deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani e cila e linçoi publikisht mësuesin për kërcimin e tij.

Pak vite më parë, ish-presidenti amerikan Barack Obama është shfaqur duke kërcyer në një emision televiziv.

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka ironizuar duke thënë se a duhet ta kishte shkarkuar Vetëvendosje edhe Obamën pas videos ku ai shfaqet duke kërcyer.