Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Elbasan, tre viktima pas rënies së një makine në Shkumbin (Video)


Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident tragjik i ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një mjet me të cilin udhëtonin pesë persona ra në lumin Shkumbin në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit.

Mjeti është rrotulluar disa herë para se të binte në ujin e ftohtë të Shkumbinit, niveli i të cilit është rritur ndjeshëm pas reshjeve të shiut.

Më herët dy persona, mes të cilëve një i mitur u nxorrën të gjallë nga makina. I mituri është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë.