Vendosni fjalën kyçe....

Policia 2 operacione kundër kanabisit në Mirditë, arrestohen 3 persona, kapen 49 kg kanabis


Policia ka zhvilluar 2 operacione  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në operacionin “Munella” , janw arrestuar 2 shtetas ku u sekuestruan 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike.

Ndërsa në operacionin “Kaçinari”, u vu në pranga 36-vjeçari dhe u procedua në gjendje të lirë babai, si dhe u sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.