Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Si doli blof Benet Beci me projektin 3D


Kandidati i PS-së për Shkodrën Benet Beci, i ftuar në emeisionin “OPEN” të Eni Vasilit, ka folur mbi mbi një nga projektet që ka prenzantuar në programin e tij elektoral.

I pyetur nga gazetarët se kush e financon këtë projekt, Beci duket se zihet ngushtë dhe thotë se po bëhen përpjekje për gjetjen e këtij financimi.

 

Pjesë nga biseda në studio:

“Beci: Ne po bëjmë përpjekjet për gjetjen e financimit dhe do të jetë një nga punët e rëndësishme të miat është gjetja e financimit të projektit, më kuptoni, do shumë punë për gjetjen e financimit dhe për të realizuar projektin.

Pyetje:Si do ta bëni pa financim?

Beci: Jo, me financim do të bëhet. Është në proces për tu realizuar.

Pyetje: Po më fal, por nëse s’ka financim siç ju pyeti zonja Vasili, atëhere po hedh edhe kandidati tjetër edhe neve një 3D, atëherë ka të drejtë opozita që thotë se këtu po hidhen projekte 3D dhe kaq. Se nëse nuk është i sigurt, atëhere çfarë u premtoni qytetarëve? Është i rremë premtimi.”