Vendosni fjalën kyçe....

Teknologjia rikrijon Aladinin, burri shihet teksa fluturon me qilimin magjik në rrugët e Dubait (Video)


Një YouTuber ka përdorur talentin e tij inxhinierik dhe ka krijuar një qilim fluturues magjik, ashtu si në klasikun e Disney – Aladdin.

Duke e postuar në kanalin e tij në YouTube, RhyzOrDie, “Aladini” mund të shihet duke u lëvizur nëpër rrugët e Dubait dhe gjithashtu në një pjesë të ujit.

Gjatë gjithë videos, ai mund të shihet në tapetin e tij magjik – njëlloj si Aladdin i cili pretendoi të ishte “Princi Ali” për t’i bërë përshtypje Princeshës Jasmine.

Duket qartë se njerëzit që e panë këtë njeri duke lëvizur pranë, u habitën nga argëtimi i tij.

Ai përdori një skateboard elektrik të mbuluar me tapet i cili funksiononte nëpërmjet një komanduesi.