Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Berisha u bëri lavazh truri demokratëve, e kanë braktisur shumë pas 8 janarit


Anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko ka pohuar mbrëmjen e sotme se ish-kryeministrit Berisha i janë larguar shumë mbështetës pas protestës së 8 janarit në selinë blu.

Bejko, i cili është caktuar pak ditë më parë drejtues politik në Gjirokastër në vend të Tritan Shehut deklaroi se Berisha u ka bërë lavazh truri demokratëve duke i përdorur.

Po kështu ai e cilësoi ish-kryeministrin si epiqendër të krizës. Ai i bëri deklaratat në emisionin ‘Spotlight’ në Vizion Plus.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza. Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet. Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet dhe në datën 8 i çoi të mbysin njëri-tjetrën. Sali Berisha është aktori kryesor dhe epiqendër e krizës. Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga Berisha. Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës mendojnë që do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës do të marrin vetë partinë.” – tha Bejko.