Vendosni fjalën kyçe....

‘Karvani i lirisë’ – Dhjetëra mijëra mjete rrugës për në kryeqytetin e Kanadasë, protestë kundër vaksinimit me detyrim e masave të tjera shtrënguese


Mijëra mjete e qindra mijëra persona janë bërë pjesë e atij që është quajtur ‘Karvani i lirisë’ në Kanada.

Mjetet e nisura nga disa provinca të Kanadasë kanë si synim të mbërrijnë në kryeqytetin e vendit Otava të shtunën ku do zhvillojnë një protestë kundër vaksinimit më detyrim dhe kufizimeve të tjera shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Justin Trudeau.

Shoferët dhe qytetarët janë pjesë e autokolonave të ndryshme të nisura nga disa provinat dhe do mblidhen në kryeqytet para parlamentit. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij, autokolona me mijëra mjete është përshëndetur nga qytetarë të shumtë që përveç mbështetjes i kanë ndihmuar edhe me ushqime e materiale të tjera të nevojshme.

Karvani i mjeteve, numri i saktë i të cilave nuk dihet ende, është dënuar nga kryeministri i vendit Trudeau dhe zyrtarë trë qeverisë. Kreu i qeverisë i ka quajtur kamionistët ‘pakicë’ dhe ‘ekstremistë’ duke shtuar se shumica e kamionistëve në Kanada janë të vaksinuar.  

Megjithatë lëvizja ka tërhequr vëmendjen e mbështetjen e disa politikanëve konservatorë në Kanada si kreu i Partisë Konservatore Erin O’Toole e personazheve të tjera publike si Donald trump Jr, Elon Musk etj.

Qytetarët që janë pjesë e karvanit kërkojnë heqjen e menjëhershme të vaksinimit të detyrueshëm, të mbajtjes së detyrueshme të maskave, të pasaportave të vaksinimit e masave të tjera shtrënguese të qeverisë.

Ata kanë deklaruar me forcë se protesta do jetë paqësore duke u bërë thirrje pjesëmarrrësve që të shmangin çdo akt dhune e të mos bien pre e provokimeve të mundshme.