Vendosni fjalën kyçe....

Krijuesit e kompanisë “Tesla”: Elon Musk është i komplikuar për të punuar me të


Krijuesit e Tesla-s duket se kanë sulmuar biznesmenin Elon Musk në një intervistë të re, duke kritikuar pretendimet se ai është themeluesi i gjigantit të automjeteve elektronike, kur ai ishte në të vërtetë vetëm një investitor i hershëm.

Themeluesit e vërtetë Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning, të cilët krijuan Tesla në 2003, dhanë një intervistë në CNBC të hënën. Intervista ishte filmuar që në vitin 2019 për dokumentarin “Tesla: Hell of a Ride.”

Kur u pyetën për mënyrën se si ndihen rreth miliarderit Musk që shpesh kreditohet si krijuesi i Tesla-s, Tarpenning u përgjigj: “Elon ishte investitor në Serinë A. Ai ishte shumë mbështetës në bord – dhe pastaj ai u bë CEO.”

Tarpenning sqaroi se Musk në të vërtetë u bë CEO i katërt i Tesla-s kur ai mori rolin në tetor të vitit 2008 dhe ishte kryetari i dytë i bordit të kompanisë.

Edhe pse e vlerësuan për rritjen e Tesla-s gjatë këtyre viteve, Tarpenning tha: “Por ai nuk ishte themeluesi në kuptimin që ai nuk ishte, sepse ne e filluam atë.”

Dyshja të cilët që të dy janë larguar prej vitesh nga kompania, e përshkruan Musk si një njeri ‘të komplikuar’ për të punuar, për shkak të tendencës së tij për të ndërmarrë rreziqe financiare dhe teknologjike, pavarësisht nga ‘dëmi kolateral’ që mund të shkaktojnë lëvizje të tilla, citon Daily Mail.

Eberhard u largua nga kompania në vitin 2007, disa muaj pasi votuan për ta larguar nga detyra e shefit ekzekutiv. Ai nuk pranoi të zbulonte detaje të mëtejshme, por tha se ishin përfshirë procese gjyqësore.

Tarpenning e ndoqi atë nga dera vitin e ardhshëm, duke thënë se kompania nuk ishte më “argëtuese” pa Eberhard-in atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *