Vendosni fjalën kyçe....

Escobar: Nëse PD-ja drejtohet nga një person non grata mos prisni marrëdhënie normale


Zëvendësndihmësi Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar në një intervistë për portalin Reporteri.net, ndër të tjera u pyet edhe për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe implikimet që sjell për drejtimin e Partisë Demokratike.

Escobar tha se nuk është normale që një person i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie.

Më tej i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, theksoi se SHBA-të e kanë bërë të qartë që nëse PD-ja udhëhiqet nga ndonjë person non grata atëherë nuk mund të ketë marrëdhënie normale mes palëve.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të prisni marrëdhënie normale”-tha Escobar në intervistën për Reporteri.net.