Vendosni fjalën kyçe....

U denoncua se ishte marrë peng, Leli reagon ndaj Berishës: I këshilloj të mos më trembë fëmijët


Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka reaguar menjëherë pasi u denoncua nga qytetari dixhital i shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në denoncimin e dërguar te Berisha thuhej se Leli ishte marrë peng nga njerëz të botës së krimit në zyrën  tij.

Në një dalje për mediat Leli u shpreh se është shëndoshë e mirë duke shigjetuar edhe ish-kryeministrin.

“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”- deklaroi Leli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *