Vendosni fjalën kyçe....

Higuain transferohet në SHBA


Sulmuesi argjentinas, Higuain, ka përfunduar në kampionatin amerikan, MLS. Ai do jetë lojtar i Interit të Majamit.

Një ditë më parë, ai ndërpreu me pëlqimin e të dyja palëve kontratën me Juventusin. Higuain u shpreh i kënaqur për aventurën e re që e pret duke thënë se kërkon të çojë në SHBA, përvojën e grumbulluar në Europë.

“Ndihem mirë, ndihem i plotë si lojtar. Jam i motivuar të provoj një ligë të re dhe të ndihmoj ekipin të rritet. Individualisht, qëllimi im është të tregoj se mund të jap ndihmë dhe të vazhdoj të luaj futboll të shkëlqyeshëm këtu dhe shpresoj se mundem arrij atë sepse kam të gjitha mjetet e nevojshme për të pasur sukses.” – tha ai.

Gjatë karrierës së tij, argjentinasi ka luajtur për ekipe si Real Madrid, Çelsi, Juventus e Napoli. Në 149 ndeshje me Juventusin, 32-vjeçari ka shënuar 66 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *