Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i FIFA-s i dërgon letër Dukës: Ke mbështetjen e futbollit ndërkombëtar , trishtim për sulmin në shtëpi


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër mbështetje Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së tij ditën e hënë.

Përmes letrës Infantino është shfaqur i tronditur nga sulmi në shtëpinë e Dukës dhe i ka shprehur mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.

Letra e plotë:

I dashur President

Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.

I juaj sinqerisht,

Gianni Infantino