Vendosni fjalën kyçe....

Lufta tregtare, ministriat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut premtojnë heqjen e barrierave


Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka takuar ditën e sotme Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshin.

Dy ministrat u dakordësuan se pas zgjidhjes së problematikave me programet e monitorimit aktiv, ministritë do i heqin barrierat dhe masat e reciprocitetit mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por është marrë për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv përsa i përket produkteve të peshkut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *