Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta


Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg nga gjykatave, i akuzuar për bashkëpunim në në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në vitin 2019.

Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-policit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në kryeqytet.

Pas 12 seanca të shtyra, gjykata e dënoi me 25 vite burg Tetan me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në lidhje me ngjarjen vijon të jenë të shpallur në kërkim Leonard Duka, Erlis Duka,  Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.