Vendosni fjalën kyçe....

Kosova feston sot 14-vjetorin e Pavarësisë


Kosova feston sot 14-vjetorin e pavarësisë.

Vendi e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe sot njihet nga 97 vende nga 193 që ka gjithsej Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Deri në 4 shtator 2020, Kosova njihej si shtet i pavarur nga 112 vende por pas një fushate agresive nga ana e Serbisë kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, 15 vende e kanë tërhequr njohjen e saj.

Kjo ka qenë një nga pikat e ngritura me forcë nga ana e Prishtinës gjatë dialogut mes palëve ashtu si edhe përpjekjet e Beogradi për mospranimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare.

Disa fakte interesante lidhur me Pavarësinë e Kosovës

Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

Flamuri dhe stema e Kosovës është bërë nga Muhamer Ibrahimi

Deklarata e Pavarësisë është firmosur fillimisht nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit e dhuruar nga Muzeu i Londrës.