Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me hashash dhe kokainë shqiptari në Itali, i sekuestrohen edhe 13 mijë euro


Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Riviera, në rajonin Liguria të Italisë. Arrestimi i të riut erdhi pas një kontrolli rutinë të karabinierëve, të cilët dyshuan fillimisht  tek shqiptari ndërsa më pas kontrollet vijuan edhe në shtëpinë ku ai banonte.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, por rasti është bërë publik sot nga autoritetet policore.

Pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte  shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *