Vendosni fjalën kyçe....

Pas dorëheqjes së Bushatit, Basha vendos Alibeajn drejtues në qarkun e Shkodrës


Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Enkelejd Alibeajn si drejtues politik të qarkut të Shkodrës.

Ndërsa e falenderon Bushatin, Basha vlerëson se ky qark ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD-së dhe ai shprehet i bindur se me drejtimin e ri politik Qarku i Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm për këtë forcë politike.

“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.”– thuhet në njoftimin e PD-së.

Helidon Bushati njofto pak më herët përmes një postimi në “Facebook” se jepte dorëheqjen nga posti i tij si drejtues politik i qarkut të Shkodrës.