Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Basha duhej ta eklipsonte Berishën, nuk bëhesh me 5 qëndrime lider


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Now” deklaroi se Berisha nuk e pengonte Bashën në drejtimin e PD-së por vetëm e promovonte.

Meta tha se Basha duhej ta eklipsonte Berishën duke qenë më aktiv.

Më pyet njëherë njëri, një eurodeputet i djathtë, kam qenë kryetar parlamenti. Më tha, puna e këtij Bashës me Berishën, nuk po e kuptoj. Si e mendon këtë gjë më tha. I thashë zotëri, çfarë po e pengon Berisha këtë, po e promovon. Tani nëse Berisha është tërhequr dhe në pension dhe bën 5 statuse në ditë, ky është i ri, duhej ta eklipsojë tjetrin. Të bëjë 15 postime në ditë.”-deklaroi Meta.

Më tej Presidenti tha se nuk bëhesh lider me 5 qëndrime.

Por si del si lider, të jesh si lider. Të mbash 5 qëndrime për të qenë lider. Një lider thotë se është kështu dhe mban një qëndrim të vetëm”-tha Meta.